
Sot (28.01.2022) u shënua edicioni i 16-të i “Ditës së mbrojtjes së të dhënave personale”, qëllimi i së cilës është ndërgjegjësimi për të drejtën e mbrojtjes së të dhënave personale.
Agjencia për Mbrojtjen e të Dhënave Personale në bashkëpunim me partnerët nga twininng projekti “Mbështetje në zbatimin e kornizës ligjore të modernizuar për mbrojtjen e të dhënave personale” organizuan debat online në të cilën u trajtuan sfidat gjatë zbatimit të Ligjit për mbrojtjen e të dhënave personale. Gjithashtu u shkëmbyen edhe përvojat dhe praktikat kroate në zbatimin e Rregullores së përgjithshme për mbrojtjen e të dhënave personale (GDPR).
“Zyrtarët (oficerët) për mbrojtjen e të dhënave personale janë krah i zgjatur i Agjencisë”, theksoi drejtori i Agjencisë Imer Aliu, gjithashtu theksoi se ata duhet “të jenë aktivë në organizatën, institucionin, kompaninë e tyre, të punojnë në përmirësimin e njohurive të të punësuarve dhe të kujdesen për të dhënat personale të klientëve, pacientëve, punësuarve, studentëve, bashkëpunëtorëve të tyre. Vetëm së bashku mund ta zbatojmë ligjin në praktikë.“
Në manifestimin e sotëm u prezantuan një numër i madh udhërrëfyesish, formularë dhe materiale informative që do t’u ndihmojnë kontrolluesve që ta harmonizojnë më lehtë punën e tyre me Ligjin për mbrojtjen e të dhënave personale dhe në këtë mënyrë të sigurojnë mbrojtje më të madhe të të dhënave personale të qytetarëve. Gjithashtu, u promovua edhe video e përgatitur nga projekti për kontrolluesit, veçanërisht bizneset e vogla dhe të mesme.
28 janari festohet çdo vit që nga viti 2006 kur Komiteti i Ministrave të Këshillit të Evropës e promovoi atë si “Ditë të mbrojtjes së të dhënave personale”. Dita e mbrojtjes së të dhënave personale festohet në nivel global dhe jashtë Evropës dhe njihet si “Dita e privatësisë”.
Nënshkruhet Memorandum Bashkëpunimi mes Agjencisë për Mbrojtjen e të dhënave […]
Më datë 05.06.2024, Agjencia për Mbrojtjen e të Dhënave Personale […]
Autoritetet mbikëqyrëse për mbrojtjen e të dhënave personale të Maqedonisë […]