Në datën 31 tetor 2016 filloi të zbatohet projekti “Blerja e pajisjeve për Drejtorinë për Mbrojtjen e të Dhënave Personale”.

Si pjesë e projektit, do të prokurohen pajisje TIK (hardware dhe softuer) për të modernizuar punën e Drejtorisë për Mbrojtjen e të Dhënave Personale dhe për të përmirësuar shërbimet elektronike për qytetarët dhe kontrolluesit e të dhënave personale.

Projekti është i mbështetur financiarisht nga Bashkimi Evropian në kuadër të programit IPA TAIB 2012, dhe do të implementohet në një periudhë 7 mujore nga Asseco DOOEL Shkup.


Kohëzgjatja: 31 tetor 2016 – 30 maj 2017

Buxheti total : 246,900 euro

IPA : 185,175 euro


Personi përgjegjës për kontakt nga projekti: Dolores Ananieva, menaxhere e projektit nga Asseko DOOEL Shkup.

Personi përgjegjës për kontakt nga DZLP: Slobodanka Slavkovska, zyrtare e lartë e programit për IPA komponentin 1 në Drejtorinë për Mbrojtjen e të Dhënave Personale dhe Angel Todorovski, person kontaktues.


Platformë për shkëmbimin e informacionit me kontrollorët dhe qytetarët – Më shumë

Fletëpalosje mbi platformën e shkëmbimit të informacionit me kontrollorët dhe qytetarët – Shkarko