Projekti “Mbrojtja e të dhënave personale dhe medias” ka nisur më 12 dhjetor 2016. Projekti financohet nga programi IPA TAIB 2012.
Projekti do të kontribuojë në një zbatim më efikas të së drejtës për privatësi dhe mbrojtjen e të dhënave personale, duke marrë parasysh të drejtën e lirisë së shprehjes dhe informimit. Projekti duhet të ndihmojë në kuptimin dhe përmirësimin e standardeve të mbrojtjes së të dhënave personale, si dhe të krijojë një mjet për pajtueshmërinë e medias me parimet e mbrojtjes së të dhënave personale.
Projekti do të zbatohet përmes komponentëve të mëposhtëm:
Komponenti 1: Vlerësimi i respektimit të parimeve të mbrojtjes së të dhënave personale nga media; dhe
Komponenti 2: Përmirësimi i standardeve dhe rregullave etike për mbrojtjen e të dhënave personale nga media.
Kohëzgjatja: 12 dhjetor 2016 – 12 gusht 2017
Buxheti : 57 300 euro
Personi përgjegjës për kontakt nga projekti: Natasa Pirc Musar – udhëheqëse e ekipit ( natasa.musar@siol.net ), menaxher i projektit Alexander Alexandrov ( alexander.alexandrov@humandynamics.org ) dhe Milan Mitovski, asistent projekti ( milan_mitovski@yahoo.com ).
Personi përgjegjës për kontakt nga DZLP: Igor Kuzevski dhe Slobodanka Slavkovska, zyrtare e lartë e programit për komponentin 1 të IPA-së në Drejtorinë për Mbrojtjen e të Dhënave Personale
Përfitues i projektit: Drejtoria për Mbrojtjen e të Dhënave Personale
Organizata që zbaton projektin: Altair Asesores SL nga Spanja në konsorcium me Hulla & CoHuman Dynamics KG nga Austria.
Informacioni i Projektit – Shkarko EN

