Më 3 nëntor 2026, në Shkup, drejtori i Agjencisë për Mbrojtjen e të Dhënave Personale të Republikës së Maqedonisë së Veriut, Nakil Fetai, dhe drejtoresha e Agjencisë për Mbrojtjen e të Dhënave Personale dhe Qasje të Lirë në Informata të Republikës së Malit të Zi, Maja Zhunjic Mitrovic, nënshkruan Memorandum Bashkëpunimi, me qëllim të avancimit dhe thellimit të bashkëpunimit ndërinstitucional në fushën e mbrojtjes së të dhënave personale.
Me nënshkrimin e Memorandumit, të dy institucionet konfirmojnë përkushtimin e tyre për forcimin e kapaciteteve institucionale dhe avancimin e mbrojtjes së të drejtave dhe lirive themelore të personave fizikë, me theks të veçantë në mbrojtjen e të dhënave personale.
Memorandumi parasheh shkëmbimin e njohurive profesionale, përvojave dhe praktikave të mira, organizimin e takimeve të përbashkëta të punës, shkëmbimin e rekomandimeve dhe vendimeve, si dhe shkëmbimin e përvojave nga praktika e Gjykatës Evropiane për të Drejtat e Njeriut dhe Gjykatës së Drejtësisë së Bashkimit Evropian.
Me këtë Memorandum krijohet bazë për bashkëpunim të vazhdueshëm, forcimin e partneritetit rajonal dhe kontributin e përbashkët në avancimin e standardeve për mbrojtjen e të dhënave personale.
Nga 4 deri më 6 nëntor 2026, në hotelin “Arka” […]
Gjatë periudhës 26–30 tetor 2026, në ambientet e Agjencisë për […]
Më 19 dhe 21 tetor, në Agjencinë për Mbrojtjen e […]
