Më 19 dhe 21 tetor, në Agjencinë për Mbrojtjen e të Dhënave Personale u mbajtën dy trajnime për të punësuarit në Agjencinë Operative-Teknike, të dedikuara sigurisë gjatë përpunimit të të dhënave personale.
Gjatë trajnimeve u prezantuan objekti dhe zbatimi i Rregullores për sigurinë e përpunimit të të dhënave personale, si dhe qëllimet e mbrojtjes. Përmes një skenari të shkurtër u demonstrua mënyra e vlerësimit të rrezikut, ndërsa u prezantuan edhe shembuj të kërcënimeve dhe masat përkatëse mbrojtëse.
Të punësuarit patën mundësinë të parashtrojnë pyetje dhe të ndajnë dilemat e tyre lidhur me zbatimin e Ligjit për mbrojtjen e të dhënave personale.
Gjatë periudhës 26–30 tetor 2026, në ambientet e Agjencisë për […]
Më 20 tetor 2026, Agjencia organizoi në ambientet e saj […]
Në përputhje me Ligjin për mbrojtjen e të dhënave personale, […]
