
Në këtë ditë para 17 vitesh (22 qershor 2005) është themeluar Drejtoria për Mbrojtjen e të Dhënave Personale me emërimin e drejtorit të parë me vendim të Kuvendit të Republikës së Maqedonisë. Me Ligjin e ri për mbrojtjen e të dhënave personale në vitin 2020 e njëjta është transformuar në Agjenci për Mbrojtjen e të Dhënave Personale. Gjatë ekzistencës së saj, Agjencia kryen mbikëqyrje mbi zbatimin e dispozitave për mbrojtjen e të dhënave personale dhe mundëson realizimin e të drejtave për privatësi dhe mbrojtjen e të dhënave personale për çdo qytetar të vendit tonë, monitoron ecurinë në këtë fushë dhe propozon masa për përmirësimin e mbrojtjes së të dhënave personale.
Detyra jonë mbetet të kujdesemi për mbrojtjen e të dhënave personale në Republikën e Maqedonisë së Veriut përmes kryerjes së supervizioneve mbi punën e kontrolluesve dhe përpunuesve si dhe ngritjen e nivelit të ndërgjegjësimit të të gjithë palëve të përfshira dhe publikut të gjerë për rëndësinë e të dhënave personale si dhe për të drejtat dhe detyrimet e tyre, duke propozuar masa për trajnim dhe zhvillim profesional për zyrtarët (oficerët) për mbrojtjen e të dhënave personale dhe zbatim të plotë të të gjitha detyrimeve që dalin nga Ligji për mbrojtjen e të dhënave personale.
Më datë 05.06.2024, Agjencia për Mbrojtjen e të Dhënave Personale […]
Autoritetet mbikëqyrëse për mbrojtjen e të dhënave personale të Maqedonisë […]
Me ftesë të Agjencisë Kroate për Mbrojtjen e të Dhënave […]