
Agjencia për Mbrojtjen e të Dhënave Personale me mbështetjen e Projektit twinning të BE-së “Mbështetje në zbatimin e kornizës ligjore të modernizuar për mbrojtjen e të dhënave personale“, më datë 06 dhe 07 prill 2022 realizoi sesionin e katërt të trajnimeve online për mbrojtjen e të dhënave personale me temë “.”Mbrojtja teknike dhe e integruar e të dhënave personale (Data Protection by Design & Default)” dhe “Siguria e të dhënave personale”.
Më datë 13 dhe 14 prill 2022 do të organizohet sesioni i pestë i trajnimeve për mbrojtjen e të dhënave personale me temën “Hyrje në mbrojtjen e të dhënave personale “dhe” Mbrojtja e personave fizik nga përpunimi i të dhënave personale nga ana e autoriteteve kompetente me qëllim parandalimin, hetimin, zbulimin ose përndjekjen e veprave penale ose për ekzekutimin e sanksioneve penale dhe lëvizjen e lirë të këtyre të dhënave.” Trajnimi është i dedikuar për organet për parandalimin, hetimin, zbulimin ose përndjekjen e veprave penale ose për ekzekutimin e sanksioneve penale. Ligjërues do të jetë eksperti kroat Igor Vulje, i cili do të ndajë përvojën dhe praktikat kroate në zbatimin e GDPR dhe Direktivës Evropiane për mbrojtjen e personave fizikë nga përpunimi i të dhënave personale nga autoritetet kompetente për qëllime të parandalimit, hetimit, zbulimit ose ndjekjes së veprave penale ose për kryerjen e sanksioneve penale dhe lëvizjen e lirë të këtyre të dhënave.
Më shumë informacion mund të gjeni në lidhjen.
Nënshkruhet Memorandum Bashkëpunimi mes Agjencisë për Mbrojtjen e të dhënave […]
Më datë 05.06.2024, Agjencia për Mbrojtjen e të Dhënave Personale […]
Autoritetet mbikëqyrëse për mbrojtjen e të dhënave personale të Maqedonisë […]