
Agjencia për Mbrojtjen e të Dhënave Personale me mbështetjen e Projektit twinning të BE-së “Mbështetje në zbatimin e kornizës ligjore të modernizuar për mbrojtjen e të dhënave personale”, në datat 28 dhe 29 mars 2022 realizoi sesionin e tretë të trajnimeve online për mbrojtjen e të dhënave personale me temë “ Hyrje në mbrojtjen e të dhënave personale “, “Përpunimi i të dhënave personale në kontekstin e punësimit “dhe” Operacione të tjera speciale të përpunimit të të dhënave personale – miratimi paraprak “.
Në datat 6 dhe 7 Prill 2022 do të organizohet sesioni i katërt i trajnimeve për mbrojtjen e të dhënave personale me temën “Mbrojtja teknike dhe e integruar e të dhënave personale (Data Protection by Design & Default)” dhe “Siguria e të dhënave personale”. Ligjerues do të jetë eksperti kroat Marko Shijan, i cili do të ndajë përvojën dhe praktikat kroate në zbatimin e GDPR.
Më shumë informacion mund të gjeni në lidhjen.
Nënshkruhet Memorandum Bashkëpunimi mes Agjencisë për Mbrojtjen e të dhënave […]
Më datë 05.06.2024, Agjencia për Mbrojtjen e të Dhënave Personale […]
Autoritetet mbikëqyrëse për mbrojtjen e të dhënave personale të Maqedonisë […]