Spam, junk mail (material reklamues i marrë përmes e-mail) ose email unsoliced commercial (postë jo e kërkuar reklamuese) është mesazhi i padëshiruar shpesh me përmbajtje reklamuese. Përmbajtja e mesazheve është zakonisht ofertë për blerje të disa produkteve apo shërbimeve në internetit, shpejt dhe lehtë të dobësoheni dhe ngjashëm. Përveç në adresën tuaj u dërgohen edhe mijëra të tjerëve. Shembuj nga jeta e përditshme që janë të ngjashme me spamin në formë elektronike janë fletushkat të cilët i gjejmë në jetën e përditshme në sandëqe postare që na njoftojnë për produktet e tyre, uljen e çmimeve dhe kështu me radhë.
Spami nuk paraqet problem përderisa në postën elektronike arrijnë disa porosi të pa dëshiruara, që lehtë mund të fshihen. Megjithatë, problem është kur situata e tillë përsëritet çdo ditë në sasi më të mëdha dhe vështirë dallohet posta elektronike e duhur nga ato të pa dëshiruara.
Ekzistojnë disa mënyra për mbrojtje nga spami, por shpesh nevojitet kombinimi i tyre që të arrihet efekti i dëshiruar.
Masat për mbrojtje:
- Mos e publikoni e – postën Tuaj. Nëse për ndonjë arsye i njëjti duhet të publikohet në web faqe, atëherë më së mirë është të jetë i fshehur (kriptuar).
- Nëse kontrollohen web përmbajtjet të cilët ofrojnë shërbime falas, atëherë më së miri është që mos të abononi në listën e tyre të adresave (mailing list), në të cilën ju njoftojnë për produktet e tyre . Nëse dëshironi ta bëni atë, atëherë më së miri është që të hapni një e – postë të re që do ta përdorni në situata të këtilla, ndërsa e – postën zyrtare përdoreni me kujdes.
- Në shumicën e porosive spam ekziston udhëzim për ç’lajmërim nga lista e adresave (mailing list) dhe me atë të mos fitoni porosi jo të dëshiruara. Më së shpeshti nëse i ndiqni gjurmët e atyre porosive – nëse tentoni që në atë mënyrë të ç’lajmëroheni nga lista spamerike, mundë të arrini efekt të kundërt.
- Bëni filtër në programin tuaj për leximin e- porosive dhe tejbartni e-postat ( spamet potenciale ), në direktorium të veçantë.