”Cookies” – „Biskota

Në shumicën e web faqeve grumbullohen të dhëna personale, p.sh: emri dhe mbiemri, mosha, adresa, numri i telefonit, madje edhe çështjet e jetës private. Ndonjëherë qasja në web faqe  kushtëzohet me shënimin e të dhënave personale.

Në disa web faqe grumbullohen të dhëna në mënyrë më delikate – përmes regjistrimit të adresës së protokollit të internetit  (IP) në web faqet të cilat i vizitojmë. Kjo arrihet përmes transmetimit/vendosjes së një apo më shumë të ashtuquajturave ,,biskota” (“cookies ) në hard drajverin e kompjuterit. Biskotat janë skedarë tekstesh të vegjël që mund të grumbullohen dhe ruhen të dhëna për:

 

Adresën e protokollit të Internet (IP) të kompjuterit

  • frekuencën e vizitës në web faqeje
  • nevojën e shfrytëzuesve
  • emrin shfrytëzues dhe fjalëkalimin
  • listën e sendeve që janë blerë në Internet
  • web faqet e vizituara
  • emrin dhe mbiemrin dhe
  • shenjat alfa numerike të lidhura me të dhënat personale të shfrytëzuesit të kompjuterit

 

Cookie” është datotekë janë të dhëna që i shfrytëzojnë web faqet për të  identifikuar  shfrytëzuesit e internetit. Përmes këtyre të dhënave web faqja mund të identifikon shfrytëzuesin herën tjetër kur do ta viziton të njëjtën.  Prandaj  nuk është e nevojshme shfrytëzuesi të identifikohet çdo herë kur të viziton web faqen e njëjtë..

Biskotat ju mundësojnë web faqeve të krijojnë profil për shfrytëzuesit të bazuar në të dhënat që paraprakisht i ka dhënë, zakonisht për qëllime reklamuese. Agjentët për reklamim mund të shfrytëzojnë këto të dhëna për dërgimin e e-porosive për produkte dhe shërbime të cilët mendojnë se do të jenë të rëndësishme për shfrytëzuesit.

 

Pasi të dhënat e grumbulluara të shfrytëzohen, dërgohen, por gjithashtu mund edhe të keqpërdoren në mënyra të panumërta. Vështirë mund të përcaktohet se çka ndodh me të dhënat personale që qarkullojnë në internet. Kujdesi dhe sigurimi i keq i të dhënave mund të sjell  deri në qasje të paautorizuar e të dhënat personale.

 

Mënyra më e mirë për të mbrojtur privatësinë është mospublikimi i të dhënat personale në faqet e internetit, por praktikisht kjo nuk është gjithherë e mundur.

 

 

  • Si të zvogëlohet rreziku 

     

    • Para se të jepni të dhëna personale (sidomos të dhëna për gjendjen financiare dhe gjendjen shëndetësore) duhet të lexohet politika e privatësisë së web faqes. Asnjëherë nuk duhet të pajtoheni me diçka që nuk e keni kuptuar.

     

    • Refuzimi i biskotave që ofrojnë faqet e internetit . Këto të dhëna mund të shfrytëzohen për marketing. Nuk duhet të jepen të dhënat personale të cilat nuk janë të detyrueshme, çdoherë duhet të shtypet opsioni opt – out që të kufizohet qasja deri te të dhënave personale .

     

    • Çdoherë duhet të surfohet anonim. Kjo është e mundur me instalimin e programit që e fsheh IP adresën e vërtetë.

     

    • Kur të jepen të dhënat personale të panjohurve në internet duhet të shfrytëzohet e-postë tjetër në vend të asaj që e shfrytëzoni rregullisht.

    .

    • Gjatë transaksioneve të ndjeshme duhet të shfrytëzohet web lidhje e koduar si p.sh. në e- bankomatet.