Gjatë kyçjes në grupet apo bisedat për diskutim, me të vërtetë dërgohen porosi të cilat mundë të jetë e lexuara gjithkund në botë. Çdokush nga kureshtja mundë që ta kopjojë porosinë dhe ta ruajë për kohë të pacaktuar. Në këtë mënyrë mundë të gjenden emrat e grupeve në të cilën shfrytëzuesi ka marr pjesë dhe është anëtarësuar. Emrat e atyre grupeve mundë të zbulojnë shumë të dhëna për shfrytëzuesin.

  • Si të ndërpritet keqpërdorimi 
    • Merrni pjesë në biseda apo në grupet për diskutim vetëm me shfrytëzimin e pseudonimeve.
    • Qëndroni të kujdesshëm. Nuk duhet t’i dorëzoni të dhënat tuaja personale vetëm nëse janë të domosdoshme
    • Shfrytëzoni postë elektronike tjetër që mundë të fshihet.
    • Disa grupe të cilat ruajnë porosi të vjetra ofrojnë mjete për fshirjen e porosive dhe e njëjta duhet rregullisht të shfrytëzohet!