
Nënshkruhet Memorandum Bashkëpunimi mes Agjencisë për Mbrojtjen e të dhënave Personale të Republikës së Maqedonisë së Veriut dhe Agjencisë për Informim dhe Privatësi të Republikës së Kosovës – 18 qershor 2024, Shkup.
Qëllimi i këtij memorandumi është nxitja e bashkëpunimit për zhvillimin e aktiviteteve të përbashkëta në fushën e mbrojtjes së të dhënave personale, me çka ndihmon në arritjen e qëllimeve të institucioneve në përputhje me legjislacionin kombëtar.
Drejtori i Agjencisë për Mbrojtjen e të dhënave Personale Imer Aliu dhe Komisionerja e Agjencisë për Informim dhe Privatësi Krenare Sogojeva Dermaku kanë nënshkruar Memorandum Bashkëpunimi për shkëmbimin e përvojave në fushën e mbrojtjes së të dhënave personale mes dy vendeve.
Memorandumi i bashkëpunimit mes dy autoriteteve, mundëson shkëmbimin e informatave mes Agjencisë për Mbrojtjen e të dhënave Personale të Republikës së Maqedonisë së Veriut dhe Agjencisë për Informim dhe Privatësi të Republikës së Kosovës për praktikat më të mira mbi zbatimin e standardeve evropiane për mbrojtjen e të dhënave personale.
Më datë 05.06.2024, Agjencia për Mbrojtjen e të Dhënave Personale […]
Autoritetet mbikëqyrëse për mbrojtjen e të dhënave personale të Maqedonisë […]
Me ftesë të Agjencisë Kroate për Mbrojtjen e të Dhënave […]