Vlerësimi i ndikimit mbi mbrojtjen e të dhënave personale i ndihmon kontrolluesit t’i identifikojë dhe t’i minimizojë rreziqet për mbrojtjen e të dhënave personale, dhe ajo konsiderohet mjet kyç për llogaridhënie.
Shembull:
Në disa raste, aplikacionet e caktuara nga “Interneti i gjërave” mund të kenë ndikim të madh mbi të drejtat dhe liritë e personit fizik për mbrojtjen e të dhënave personale dhe prandaj aplikacionet e tilla mund të imponojnë vlerësimin e ndikimit mbi mbrojtjen e të dhënave personale.