Politika / njoftimi / deklarata për privatësi e personave fizikë u siguron informata në mënyrë të qartë, koncize, transparente, të kuptueshme dhe lehtë të disponueshme, dhe me shfrytëzimin e gjuhës së rëndomtë, që përshkruajnë si kontrolluesi i përpunon të dhënat personale.

Në Politikën/Njoftimin/Deklaratën për privatësi ju duhet të informoni personat fizikë për:

  • qëllimin e përpunimit,
  • bazën juridike për përpunim,
  • afatin për ruajtje,
  • nëse të dhënat personale ndahen me personat tjerë juridikë dhe fizikë,
  • interesi legjitim,
  • synimi për transferimin e të dhënave personale te vendet e treta ose organizatat ndërkombëtare,
  • detajet e kontaktit të oficerit për mbrojtjen e të dhënave personale, etj.

Shembull:

Marija është parukiere. Ajo nuk ka ueb-faqe, por ka vendosur njoftim në sallonin në të cilin thuhet se klientët mund të kërkojnë kopjen e deklaratës së saj për privatësi.

Kompania XX SHPKNJP punon dizajn grafik. Ajo ka ueb-faqen e saj në të cilën, në vend të dukshëm, është publikuar deklarata për privatësi.

Të dy kontrolluesit kanë deklaratë për privatësi e cila është përbërë nga të gjitha elementet e përcaktuara me Ligjin për mbrojtjen e të dhënave personale (neni 16, 17, dhe 18).