Në disa raste,detyroheni të mbani evidencë për aktivitetet për përpunimin e të dhënave personale e cila mes tjerash, përfshin informata për qëllimet e përpunimit, kategoritë e subjekteve të të dhënave personale, kategoritë e të dhënave personale, kategoritë e pranuesve të të dhënave personale, transferimin e të dhënave personale, afatin për fshirjen e të dhënave personale, masat teknike dhe organizative. Ky lloj i evidencës është mënyrë e shkëlqyer për vendosjen e kontrollit mbi përpunimin dhe lëvizjen e të dhënave personale në organizatën tuaj. Ruajtja e këtyre informatave në një vend e lehtëson harmonizimin me Ligjin për mbrojtjen e të dhënave personale.

Shembull Sistemi për video-mbikëqyrje
Kontrollues Kompania SHPKNJP
Kategoria e subjekteve dhe kategoria e të dhënave personale Video incizime nga vizitorët e Kompanisë SHPKNJP, të cilat përmbajnë karakteristika të fizionomisë së ndonjë personi.
Qëllimi Mbrojtja e pronësisë, mbrojtja e jetëve dhe shëndetit të të punësuarve për shkak të natyrës së punës që kryhet.
Pranues Kompania HL SHPKNJP
Afati për fshirjen e të dhënave 30 dite
Masat teknike dhe organizative Akti i veçantë për mënyrën e kryerjes së video-mbikëqyrjes (p.sh. autorizimi për qasjen te incizimet, sistemi i automatizuar i regjistrimeve (kyçjeve), transparencës), sistemi i mbrojtur me fjalëkalim, trajnimi për të punësuarit, etj.
Transferimi i të dhënave personale
/