Duhet të kërkoni nga të punësuarit dhe furnizuesit të nënshkruajnë deklaratë për konfidencialitet me të cilën obligohen në konfidencialitetin e të dhënave personale gjatë kryerjes së punës së tyre. Në atë mënyrë, ju garantoni sigurinë e të dhënave personale në kuadër të punës suaj.
Shembull:
Në cilësinë e funksionarit / të të punësuarit në organin / kompaninë ___________, unë i poshtë nënshkruari _________ deklaroj se do ta respektoj konfidencialitetin e të gjitha të dhënave personale për të cilat kam të drejtë dhe autorizim për qasje dhe të cilat ruhen në përmbledhjen e të dhënave personale në organin / kompaninë ku e kryej pozicionin e punës, dhe se do t’i përpunoj të dhënat personale vetëm për qëllimet konkrete, qëllimet e përcaktuara ligjore, në pajtim me Ligjin për mbrojtjen e të dhënave personale, veçanërisht në pajtim me parimin e konfidencialitetit nga neni 9 të ligjit.
Gjithashtu, obligohem se nuk do të dorëzoj ose në çfarëdo mënyre tjetër t’i vë në dispozicion palëve të treta të dhënat personale për të cilat kam të drejtë dhe autorizim për qasje (zbulimi i paautorizuar), dhe se obligohem se do ta ruaj konfidencialitetin e të dhënave personale edhe pas shfuqizimit të autorizimit për qasjen në të dhënat personale.
Jam i vetëdijshëm se çdo zbulim i paautorizuar i të dhënave personale në të cilat kam të drejtë të qasjes në kuadër të punës sime paraqet shkelje të detyrave të punës dhe etikës.