Nr.
Sipas nenit 10, paragrafi (1) i ZZLP, ekzistojnë gjashtë baza ligjore për përpunimin e të dhënave personale:
- pëlqimi;
- kontratë;
- detyrim ligjor;
- interesa thelbësore;
- interes publik/autoritet publik;
- interesi legjitim.
Duhet të ketë një bazë të përshtatshme ligjore për çdo përpunim të të dhënave personale. Prandaj, baza ligjore për përpunimin e të dhënave personale përmes një kontrate pune është kontrata, baza ligjore për përpunimin e të dhënave personale përmes formularëve të detyrueshëm të sigurimeve shoqërore është detyrimi ligjor i kontrolluesit dhe baza ligjore për të dhënat e kontaktit është interesi legjitim i punëdhënësi (nëse vërtetohet).
Pëlqimi është vetëm një nga gjashtë bazat ligjore të përcaktuara me ligj. Nëse ekziston një bazë ligjore për ndonjë përpunim specifik, nuk ka nevojë të kërkohet pëlqimi, veçmas ose si pjesë e kontratës së punës.
Leave A Comment
You must be logged in to post a comment.