Përdorimi i klauzolave standarde kontraktuale për transferimin e të dhënave personale në SHBA duhet të marrë parasysh vendimin e fundit nr. C-311/18 i Gjykatës së Drejtësisë së Bashkimit Evropian (i njohur si Schrems II) duke sfiduar mundësinë e përdorimit të instrumenteve për transferimin e të dhënave personale dhe si rrjedhim përdorimin e klauzolave standarde kontraktuale.
Gjegjësisht, ka disa shqetësime në lidhje me nivelin e duhur të mbrojtjes së të dhënave personale në lidhje me transferimin e të dhënave personale në Shtetet e Bashkuara. Prandaj, këshillohet që organizatat që transferojnë të dhëna personale në SHBA, përveç klauzolave standarde kontraktuale, të përcaktojnë nëse ka masa shtesë që mund të zbatohen në lidhje me këto klauzola, për të ruajtur një nivel adekuat mbrojtjeje.
Nëse kjo nuk është e mundur, organizata që kryen transferimin e të dhënave personale duhet të pezullojë ose ndërpresë një transferim të tillë, përveç rasteve kur bëhet fjalë për një situatë një herë, sipas nenit 53 të ZZLP.
Leave A Comment
You must be logged in to post a comment.