Për sa i përket termit “përpunim i gjerë i kategorive të veçanta të të dhënave personale” nga neni 39, paragrafi (3), pika b) i ZZLP-së, më poshtë janë renditur disa faktorë që duhet të merren parasysh që përpunimi specifik të konsiderohet i gjerë:
- numrin e subjekteve të dhënat personale të të cilëve përpunohen;
- vëllimi i të dhënave personale që përpunohen;
- shtrirjen gjeografike të veprimtarisë; dhe
- kohëzgjatja e përpunimit.
Për shembull, përpunimi i një kategorie të veçantë të dhënash personale që mund të konsiderohet i gjerë është përpunimi i kryer nga spitalet si kontrollues, në krahasim me përpunimin e kryer nga një mjek individual.
Leave A Comment
You must be logged in to post a comment.