Published On: September 10, 2025Categories: Lajme, Lajme

Në kuadër të revizionit të performancës të kryer nga Enti Shtetëror i revizionit me temën ,,Mundësitë për përdorimin e inteligjencës artificiale në sektorin publik”, Agjencia për Mbrojtjen e të Dhënave Personale mori pjesë aktive me mendime dhe udhëzime profesionale në fushën e mbrojtjes së të dhënave personale. Revizioni përcaktoi se në periudhën nga viti 2018 deri në vitin 2023, 48 projekte me elementë të IA-së u bashkëfinancuan përmes Fondit për Inovacion dhe Zhvillim Teknologjik, me vlerë totale prej mbi 6 milionë eurosh, por asnjëri prej tyre nuk është zbatuar me sukses në sektorin publik, për shkak të mungesës së transparencës, publicitetit të dobët dhe mungesës së qasjes sistemike.

Agjencia theksoi aspektet kyçe që duhet të përfshihen në zbatimin e projekteve me IA, duke përfshirë vlerësim formal të ndikimit në mbrojtjen e të dhënave personale (VNMDhP), zbatimin e masave teknike dhe organizative të mbrojtjes, si dhe krijimin e mekanizmave të llogaridhënies dhe transparencës në funksionimin e projekteve. Këto konstatime tregojnë se pa një strategji të përshtatshme kombëtare, kornizë ligjore dhe standarde etike, zbatimi i IA-së në sektorin publik mbetet i rrezikshëm dhe i pasigurt për të drejtat e qytetarëve.

Raportin e plotë nga Enti Shtetëror i revizionit, i titulluar ,,Raporti përfundimtar për revizionin e performancës së kryer me temën e mundësisë së përdorimit të inteligjencës artificiale në sektorin publik “, është i disponueshëm në lidhjen e mëposhtme.

 

Lajme të ngjashme

Shikoni të gjitha
  • Drejtori i Agjencisë për Mbrojtjen e të Dhënave Personale miratoi: […]

    Lexo më shumë
  • Më 16.12.2025, Agjencia për Mbrojtjen e të Dhënave Personale organizoi […]

    Lexo më shumë
  • Më 2–3 dhjetor 2025, Agjencia mori pjesë në Seancën e […]

    Lexo më shumë