Përkrahje teknike në themelimin e Drejtorisë për mbrojtjen e të dhënave personale dhe zbatimin e parimeve për mbrojtjen e të dhënave në Republikën e Maqedonisë.
Projekti “Përkrahje teknike në themelimin e Drejtorisë për mbrojtjen e të dhënave personale dhe zbatimin e parimeve të mbrojtjes së të dhënave në Republikën e Maqedonisë”, financuar nga Bashkimi Evropian dhe menaxhuar nga Agjencia Evropiane për Rindërtim, u zhvillua në periudha nga maji 2006 deri më 30 nëntor 2007.
Projekti i referohej rregullimit gjithëpërfshirës të mbrojtjes së të dhënave personale dhe zhvillimit të Drejtorisë për Mbrojtjen e të Dhënave Personale, dhe realizimi i tij u realizua përmes pesë komponentëve bazë, përkatësisht:
- Mbështetje juridike – analiza e rregulloreve ligjore për mbrojtjen e të dhënave personale
- Përmirësimi i procedurave – krijimi, zhvillimi dhe përmirësimi i procedurave të standardizuara për kryerjen e kompetencave bazë të Drejtorisë për Mbrojtjen e të Dhënave Personale.
- Ngritja e kapaciteteve – ndërtimi dhe forcimi i kapaciteteve të Drejtorisë për Mbrojtjen e të Dhënave Personale përmes trajnimeve të organizuara në lidhje me çështje të ndryshme në fushën e mbrojtjes së të dhënave personale.
- Rritja e ndërgjegjësimit publik – organizimi dhe zbatimi i aktiviteteve dhe iniciativave për rritjen e ndërgjegjësimit të publikut të gjerë
- Mbështetje informacioni
