Në disa raste,detyroheni të mbani evidencë për aktivitetet për përpunimin e të dhënave personale e cila mes tjerash, përfshin informata për qëllimet e përpunimit, kategoritë e subjekteve të të dhënave personale, kategoritë e të dhënave personale, kategoritë e pranuesve të të dhënave personale, transferimin e të dhënave personale, afatin për fshirjen e të dhënave personale, masat teknike dhe organizative. Ky lloj i evidencës është mënyrë e shkëlqyer për vendosjen e kontrollit mbi përpunimin dhe lëvizjen e të dhënave personale në organizatën tuaj. Ruajtja e këtyre informatave në një vend e lehtëson harmonizimin me Ligjin për mbrojtjen e të dhënave personale.
| Shembull | Sistemi për video-mbikëqyrje |
|---|---|
| Kontrollues | Kompania SHPKNJP |
| Kategoria e subjekteve dhe kategoria e të dhënave personale | Video incizime nga vizitorët e Kompanisë SHPKNJP, të cilat përmbajnë karakteristika të fizionomisë së ndonjë personi. |
| Qëllimi | Mbrojtja e pronësisë, mbrojtja e jetëve dhe shëndetit të të punësuarve për shkak të natyrës së punës që kryhet. |
| Pranues | Kompania HL SHPKNJP |
| Afati për fshirjen e të dhënave | 30 dite |
| Masat teknike dhe organizative | Akti i veçantë për mënyrën e kryerjes së video-mbikëqyrjes (p.sh. autorizimi për qasjen te incizimet, sistemi i automatizuar i regjistrimeve (kyçjeve), transparencës), sistemi i mbrojtur me fjalëkalim, trajnimi për të punësuarit, etj. |
| Transferimi i të dhënave personale |
/ |
