• Të informohen për përpunimin e të dhënave të tyre personale

Në funksion të transparencës, kontrolluesi ka detyrimin të informojë subjektet e të dhënave personale për qëllimet dhe bazën ligjore të përpunimit të të dhënave të tyre personale.

  • Për të kërkuar qasje në të dhëna

Kërkesa për qasje në të dhënat duhet të dorëzohet me shkrim dhe të përmbajë të dhëna dhe informacione shtesë, të cilat janë të nevojshme për të gjetur të dhënat e kërkuara.

Kontrolluesi ka detyrimin t’i përgjigjet subjekteve brenda 15 ditëve nga dita e marrjes së kërkesës, pa detyrim për t’iu përgjigjur sërish të njëjtës kërkesë ose të ngjashme të një subjekti të caktuar, nëse nuk ka ndryshime në të dhënat e tij personale në ndërkohë, përveç nëse kanë kaluar gjashtë muaj nga data e paraqitjes së kërkesës së mëparshme në kërkesën e re.

  • Për të kërkuar shtim, modifikim, fshirje ose ndalim të përpunimit të të dhënave

Me kërkesë të subjekteve, kontrolluesi është i detyruar të plotësojë, modifikojë, fshijë të dhënat personale ose të ndalojë përpunimin e të dhënave, nëse ato janë të paplota, të pasakta ose të pa përditësuara, pra nëse përpunimi i tyre nuk është në përputhje me ligjin.

Pavarësisht nëse subjekti ka paraqitur një kërkesë të tillë, nëse kontrolluesi konstaton se të dhënat personale janë të paplota, të pasakta ose të pa përditësuara, ai është i detyruar t’i plotësojë, modifikojë ose fshijë ato.

Kontrolluesi është i detyruar të njoftojë me shkrim subjektin për shtesat, ndryshimet ose fshirjet e bëra jo më vonë se 30 ditë nga dita e marrjes së kërkesës.

Për të arritur një ekuilibër midis të drejtës për privatësi dhe rëndësisë së interesit shtetëror ose publik ose nevojës sociale, të drejtat e subjekteve të të dhënave personale mund të kufizohen. Me ZZLP është përcaktuar saktësisht se këto të drejta mund të kufizohen për shkak të: mbrojtjes së sigurisë dhe mbrojtjes së shtetit; zbulimin dhe ndjekjen penale të autorëve të krimeve; mbrojtjen nga shkelja e rregullave etike të një profesioni të caktuar; mbrojtjen e interesave të rëndësishme ekonomike ose financiare të shtetit dhe mbrojtjen e të drejtave dhe lirive të subjektit ose të drejtave të personave të tjerë fizikë.

Shkarkoni formularin e Kërkesës për qasje dhe korrigjim të të dhënave personale në linkun e mëposhtëm.