
Më 2 korrik 2026, drejtori i Agjencisë për Mbrojtjen e të Dhënave Personale, Nakil Fetai, dhe drejtoresha e Agjencisë Operative-Teknike (AOT), Marija Janiçeska, nënshkruan Memorandum Bashkëpunimi.
Memorandumi krijon një kornizë për forcimin e bashkëpunimit ndërinstitucional me qëllim zbatimin e plotë dhe të drejtë të legjislacionit për mbrojtjen e të dhënave personale.
Në kuadër të këtij bashkëpunimi, të dy institucionet do të realizojnë aktivitete të përbashkëta përmes organizimit të trajnimeve, shkëmbimit të informatave, përvojave dhe praktikave të mira, ofrimit të mbështetjes profesionale për harmonizimin e dokumentacionit të brendshëm, si dhe inicimit dhe zbatimit të projekteve për ngritjen e kapaciteteve dhe avancimin e mbrojtjes së të dhënave personale.
Me nënshkrimin e Memorandumit, të dy institucionet konfirmojnë angazhimin e tyre të përbashkët për thellimin e bashkëpunimit dhe forcimin e sistemit të mbrojtjes së të dhënave personale.
As part of a performance audit conducted by the State […]
On August 11, 2025, a presentation of the Strategy for […]
On April 9 and 23, 2025, two personal data protection […]

