Në datën 14 Prill 2021, Agjencia për Mbrojtjen e të Dhënave Personale do të zhvillojë “Trajnim për Mbrojtjen e të Dhënave Personale” në platformën e internetit ZOOM, i cili do të mbulojë të rejat në fushën e mbrojtjes së të dhënave personale, pra Aktin e ri për Mbrojtjen e të Dhënave Personale, si dhe nga -Ligjet e miratuara nga Agjencia.
Trajnimi është i dedikuar për personat që përpunojnë të dhënat personale tek kontrollorët dhe përpunuesit, zyrtarët e mbrojtjes së të dhënave personale dhe personat e autorizuar/përgjegjës tek kontrollorët/përpunuesit.
Pagesa për pjesëmarrje në këtë trajnim është 4.000 denarë për pjesëmarrës të regjistruar në pajtim me Vendimin për caktimin e lartësisë së tarifave për organizimin dhe realizimin e trajnimeve për mbrojtjen e të dhënave personale (“Gazeta Zyrtare e Republikës së Maqedonisë së Veriut” nr. 52/ 20).
Agjencia për Mbrojtjen e të Dhënave Personale lëshon certifikata të pjesëmarrjes në trajnim për pjesëmarrësit në trajnim.
Kërkesat tuaja për trajnim mund t’i dorëzoni në adresat e mëposhtme të e-mail: milenko.marinkovic@privacy.mk ose në obuki@privacy.mk , jo më vonë se 12 Prill 2021 deri në ora 10:00.
Kontakt: +389 2 3230 635 Lokal 018, +389 75 242 547