Published On: October 26, 2023Categories: Lajme, Lajme

Filloi përgatitja e Strategjisë së re për mbrojtjen e të dhënave personale 2024-2030

Agjencia për Mbrojtjen e të Dhënave Personale organizoi ciklin e parë të konsultimeve për hartimin e Strategjisë së re për mbrojtjen e të dhënave personale 2024-2030, e cila pritet të miratohet në vitin 2024.

Strategjia hartohet me ndihmën e ekspertëve nga Komisioni Evropian përmes instrumentit TAIEX. Në periudhën prej 16 deri më 20 tetor 2023, ekspertë nga Sllovenia dhe Finlanda së bashku me Agjencinë realizuan konsultime me përfaqësues të sektorit publik dhe privat dhe organizatat joqeveritare.

Në periudhën në vijim do të organizohen një sërë ngjarjesh në formë seminaresh-punotëri dhe misione ekspertësh, si dhe konsultime online. Agjencia i fton të gjitha palët e interesuara, përkatësisht përfaqësuesit e kontrolluesve të sektorit publik dhe privat, përpunuesit, organizatat joqeveritare, propozuesit e ligjeve, qytetarët që të përfshihen aktivisht në hartimin e strategjisë së re. Interesimin tuaj për të marrë pjesë në këtë proces mund ta parashtroni në strategija@privacy.mk.

Lajme të ngjashme

Shikoni të gjitha
  • Më datë 01.11.2023 Agjencia për Mbrojtjen e të Dhënave Personale […]

    Lexo më shumë
  • Agjencia për Mbrojtjen e të Dhënave Personale ka shqiptuar tri […]

    Lexo më shumë
  • Agjencia apelon tek të gjitha institucionet që t’i kushtojnë më […]

    Lexo më shumë