
Drejtori i Agjencisë Imer Aliu, sot më 08.02.2023, ka mbajtur takim me Zëvendëskryetaren e Qeverisë e ngarkuar për Politikat e Qeverisjes së Mirë Slavica Grkovska, me temë për argumentet ligjore pozitive dhe negative lidhur me ,,Shpalljet publike të pronarëve të vërtetë të kompanive që kanë lidhur marrëveshje për furnizime publike në sistemin elektronik për e- furnizime (SEFP)”.
Angazhimi i përbashkët i Agjencisë dhe Kabinetit të Zëvendëskryeministres Grkovska është gjetja e zgjidhjes me të cilën do të forcohen masat kundër korrupsionit për furnizime publike dhe do të rritet transparenca dhe llogaridhënia ndaj qytetarëve, pa cenuar parimet themelore të mbrojtjes së të dhënave personale dhe të drejtës së privatësisë.
Drejtori Imer Aliu dhe përfaqësues të Agjencisë sot realizuan takim […]
Agjencia për Mbrojtjen e të Dhënave Personale dhe Fondacionit Metamorfosis […]
Agjencia për Mbrojtjen e të Dhënave Personale edhe këtë vit, […]