Vendosja e sistemeve të videombikëqyrjes çdo vit ështe ne rritje te vazhdueshme. Përmes Videombikëqyrjes përpunohen të dhëna personale, gjegjësisht të dhëna në lidhje me një person të identifikuar ose një person i cili mund të identifikohet, drejtpërdrejt ose tërthorazi, veçanërisht në bazë të një ose më shumë karakteristikave specifike të tij fizike, fiziologjike, gjenetike, mendore, ekonomike, identiteti kulturor ose shoqëror i atij personi fizik. Siç rritet numri i kamerave të instaluara, njashtu zvogëlohet edhe liria e lëvizjes dhe sjelljes së njerëzve dhe privatësia e tyre. Vëmendje e veçantë duhet t’i kushtohet videombikëqyrjes në vendet e punës.
Para fillimit të procesit për vendosjen e sistemit për kryerjen e videombikëqyrjes, Kontrolluesi është i detyruar të kryejë analizë të qëllimit, përkatësisht qëllimeve për të cilën vendoset videombikëqyrja. Analiza përmban shkaqet për vendosjen e videombikëqyrjes me arsyetimin e nevojës për plotësimin e qëllimit, përkatësisht qëllimeve në pajtim me dispozitat e Ligjit për Mbrojtjen e të Dhënave Personale, si dhe përshkrim të pasurive të paluajtshme dhe pasurisë së luajtshme, përkatësisht hapësirës që do të mbrohet me vendosjen e videombikëqyrjes
Kontrolluesi mund të kryejë videombikëqyrje në hapësira zyrtare ose afariste nëse ajo nevojitet për:
- mbrojtjen e jetës dhe shëndetit të njerëzve,
- mbrojtjen e pronësisë,
- mbrojtjen e jetës dhe shëndetit të të punësuarve për shkak të natyrës së punës ose
- sigurimin e kontrollit mbi hyrjen dhe daljen nga hapësirat zyrtare ose afariste vetëm për qëllime sigurie
Kontrolluesi mund të kryejë video mbikëqyrje vetëm në hapësirën që është e mjaftueshme për të përmbushur qëllimet për të cilat është vendosur. Kjo do të thotë që nëse video mbikëqyrja vendoset për të mbrojtur pronën ose për të kontrolluar hyrjen dhe daljen nga hapësirat zyrtare ose afariste vetëm për qëllime sigurie, qëllimi do të arrihet duke vendosur kamera vetëm në hyrjet e ndërtesës, dhe jo në korridoret, sallat për takime, zyra, salla leksionesh, salla, etj. Gjithmonë kur vendoset video mbikëqyrja duhet të respektohet e drejta për privatësi e punonjësve, klientëve, studentëve, pacientëve, blerësve dhe kategorive të tjera të subjekteve të të dhënave personale.
Punëdhënësi detyrimisht duhet të respektojë parimin e proporcionalitetit në lidhje me qëllimin për të cilin vendoset videombikëqyrja. Punonjësit kanë të drejtë të dinë se ku dhe kur janë filmuar, gjegjesisht kontrolluesi detyrimisht duhet t’i informojë për kryerjen e videombikëqyrjes në hapësirat zyrtare ose afariste.
Është e ndaluar kryerja e video mbikëqyrjes në gardëroba, dhomat e zhveshjes, nyje sanitare dhe hapësira tjera të ngjashme.
Subjekti i të dhënave personale duhet të informohet se kur dhe cilat të dhëna përpunohen në lidhje me të. Prandaj, në objektet që janë nën videombikëqyrje duhet të theksojë njoftim se po kryhet videombikëqyrje. Njoftimi duhet të jetë i qartë, i vendosur në një vend të dukshëm dhe i theksuar në mënyrë që u mundëson subjekteve tëtë dhënave personale të informohen se po kryhet videombikëqyrje. Njoftimi duhet të përmbajë informacione se po kryhet video mbikëqyrja, për ate se kush po kryen mbikëqyrjen video (emërtimi i kontrolluesit), mënyrën në të cilën mund të merren informacione se ku dhe për sa kohë ruhen incizimet nga sistemi i video mbikëqyrjes.
Kontrolluesi është i detyruar të kryejë vlerësim periodik të rezultateve të arritura nga sistemi për kryerjen e video mbikëqyrjes çdo dy vjet, ndërsa veçanërisht për:
– nevojën e mëtutjeshme nga shfrytëzimi i sistemit për kryerjen e video mbikëqyrjes,
– qëllimin, përkatësisht qëllimet për kryerjen e video mbikëqyrjes dhe
– zgjidhjet e mundshme teknike për zëvendësimin e sistemit për kryerjen e video mbikëqyrjes.
Nga vlerësimi i kryer periodik, kontrolluesi është i detyruar të përpunojë raport si pjesë përbërëse e dokumentacionit për vendosjen e sistemit të kryerjes së video mbikëqyrjes.
Kontrollori është i detyruar të vlerësojë në mënyrë periodike rezultatet e arritura nga sistemi i mbikëqyrjes video çdo dy vjet, dhe në veçanti për:
- nevoja e mëtejshme për të përdorur sistemin e vëzhgimit me video
- qëllimi, pra qëllimet për kryerjen e vëzhgimit me video dhe
- zgjidhjet e mundshme teknike për zëvendësimin e sistemit të mbikqyrjes video
Nga vlerësimi periodik i kryer, kontrolluesi është i detyruar të përgatisë një raport si pjesë përbërëse e dokumentacionit për ngritjen e sistemit të vëzhgimit me video.
Incizimet e bëra gjatë kryerjes së video mbikëqyrjes ruhen deri në plotësimin e qëllimeve për të cilat kryhet, por jo më gjatë se 30 ditë, përveç nëse me ligj tjetër nuk është paraparë afat më i gjatë në të cilin janë përmbajtur masa mbrojtëse dhe masa tjera për mbrojtjen e të drejtave dhe lirive të subjeteve të të dhënave personale, por jo më gjatë deri në përmbushjen e qëllimit, gjegjësisht qëllimeve. Gjithashtu, Inçizimet e video mbikëqyrjes mund të ruhen për më shumë se 30 ditë, kur është e nevojshme për realizimin e interesit legjitim të kontrolluesit në kryerjen e procedurave të përshtatshme në përputhje me ligjin, për të cilën kontrolluesi vendos procedurat e brendshme për mënyrën e ruajtjes dhe fshirjes së inçizimeve.
Inçizimet e bëra nga video mbikëqyrja mund t’u jepen përdoruesve vetëm në përputhje me rregullat e përcaktuara në Ligjin për mbrojtjen e të dhënave personale.
Në rastet kur kontrolluesi përpunon të dhëna personale duke përdorur vëzhgimin (monitorimin) sistematik të hapësirës në dispozicion në publik në një shkallë të gjerë, ai është i detyruar të bëj vlerësimin e ndikimit ndaj mbrojtjes së të dhënave personale.
Kontrolluesi është i detyruar të rregullojë mënyrën e kryerjes së video mbikëqyrjes me akt të veçantë (Rregullore për mënyrën e kryerjes së video mbikqyrjes).
Kontrolluesi detyrimisht cakton masat teknike dhe organizative për sigurimin e mbrojtjes për përpunimin e të dhënave personale nëpërmjet sistemit të kryerjes së videombikëqyrjes, në përputhje me dispozitat e Rregullores për sigurinë e përpunimit të të dhënave personale, duke dhënë një përshkrim të masave të ndërmarra teknike dhe organizative. Gjithashtu, kontrolluesi zbaton masa teknike për të pamundësuar qasje nga largësia në sistemin e video mbikëqyrjes, duke marrë parasysh përparimet më të fundit teknologjike, në bazë të analizës së rrezikut.
Në aktin për mënyrën e kryerjes së video mbikëqyrjes, kontrolluesi е përshkruan mënyrën e realizimit të së drejtave të subjekteve të të dhënave personale, të dhënat e të cilëve përpunohen përmes sistemit të video mbikëqyrjes, përkatësisht mënyrën e sigurimit të informacioneve transparente, komunikimit dhe mënyrave të realizimit të të drejtave të subjektit të të dhëna personale, informacione dhe qasje në të dhëna personale, realizimin e të drejtës për korrigjimit dhe fshirje, realizimin e të drejtës për kundërshtim dhe miratime të automatizuara të vendimeve të posaçme, në përputhje me Ligjin për mbrojtjen e të dhënave ersonale.
Për realizimin e të drejtave të subjekteve të të dhënave personale, kontrolluesi miraton gjithashtu Deklaratë për Privatësi e cila është pjesë përbërse e aktit për mënyrën e kryerjes së video mbikëqyrjes.