Është e rëndësishme të njiheni me këto të drejta dhe të planifikoni politikat tuaja në përputhje me rrethanat. Duhet të jeni të vetëdijshëm se personat fizik gëzojnë të drejta të caktuara, përkatësisht: të drejtën për t’u informuar; e drejta e qasjes, korrigjimit dhe fshirja e të dhënave personale; e drejta e kufizimit të përpunimit; transferimi i të dhënave; e drejta e kundërshtimit, dhe e drejta të mos jetë lëndë e vendimit të bazuar vetëm në përpunimin e automatizuar, duke përfshirë edhe profilimin.

Shembull:

Ish-i punësuari në një organizatë nga punëdhënësi kërkon t’i fshijë të gjitha të dhënat e tij personale.

Organizata mund ta refuzojë kërkesën për fshirjen e të dhënave personale të ish-të të punësuarve, nëse ende ekziston detyrimi ligjor për përpunimin e të dhënave të tilla.