Published On: October 28, 2021Categories: Lajme, Njoftime

Agjencia për Mbrojtjen e të Dhënave Personale (AMDHP), duke ndjekur në mënyrë aktive zbatimin e Ligjit për mbrojtjen e të dhënave personale, ndërsa duke marrë parasysh rritjen e kërkesave dhe ankesave të parashtruara lidhur me periudhën e ruajtjes së të dhënave personale për subjektet e të dhënave personale – klientët personat fizikë, me të cilët lidhë ose ka lidhur marrëdhënie afariste ose kryen transaksione të herëpashershme nga institucionet financiare të përcaktuara me Ligjin për parandalimin e larjes së parave dhe financimit të terrorizmit, Ju informon me sa vijon:

Në bazë të nenit 9 të Ligjit për mbrojtjen e të dhënave personale (LMDHP), sipas të cilit përcakthen parimet në lidhje me përpunimin e të dhënave personale, ndër të tjera është përcaktuar se të dhënat personale ruhen në formë që mundëson identifikimin e subjekteve të të dhënave personale, jo më shumë se sa është e nevojshme për qëllimet për të cilat përpunohen të dhënat personale

Në nenin 10 të LMDHP ndër të tjera është përcaktuar se përpunimi i të dhënave personale është i ligjshëm nëse përpunimi është i nevojshëm për përmbushjen e detyrimit ligjor të kontrolluesit.

Në nenin 51 të Ligjit për parandalimin e larjes së parave dhe financimit të terrorizmit, ndër të tjera është përcaktuar se subjektet (institucionet financiare) janë të detyruara kopjet nga dokumentet, përkatësisht shkresat elektronike nga të dhënat të siguruara me përdorim të mjeteve për identifikimin elektronik të lëshuara në korniza të skemës së regjistruar për identifikim elektronik në pajtim me ligj, me të cilat përcaktohen dhe verifikohen, përkatësisht e identifikojnë dhe autentifikojnë identitetin e klientit, të autorizuarin dhe pronarin e vërtetë, për procedurat e zbatuara për analizë të klientit ose pronarin e vërtetë dhe për transaksionet e realizuara ose transaksionet në tentim, dosjen e klientit dhe korrespodencën afariste, t’i ruajnë dhjetë vjet në formë elektronike ose të shkruar sipas transaksionit të realizuar, llogaritur nga transaksioni i fundit..

Nisur nga kjo kornizë ligjore, AMDHP-ja informon se përpunimi i të dhënave personale nëpërmjet ruajtjes së tyre në mënyrë siç është cituar më lartë me respektim të afatit dhjetëvjeçar paraqet përpunim të ligjshëm të të dhënave personale me qëllim përmbushjen e detyrimeve të institucioneve financiare si kontrollues të të dhënave të parashikuara në Ligjin për parandalimin e larjes së parave dhe financimit të terrorizmit.

Lajme të ngjashme

Shikoni të gjitha
  • Agjencia për Mbrojtjen e të Dhënave Personale ka shqiptuar tri […]

    Lexo më shumë
  • Agjencia apelon tek të gjitha institucionet që t’i kushtojnë më […]

    Lexo më shumë
  • Në bazë të nenit 48 të Ligjit për nëpunësit administrativ […]

    Lexo më shumë